Morena Taraku uron “dashurinë e jetës” me fjalë zemre

Këngëtarja e njohur Morena Taraku ka ndarë një moment shumë emocional me ndjekësit e saj, duke uruar babanë për ditëlindje me fjalët: “Urime ditëlindjen dashuria e jetës tem”.

Në këtë urim të ndjerë, ajo ka shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e madhe për njeriun që ka qenë gjithmonë pranë saj. Morena shpesh ka treguar se lidhja me babanë e saj është shumë e fortë dhe e veçantë.

Kujtojmë se babai i Morenës ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në rritjen e saj, pasi ajo humbi nënën që në moshë shumë të vogël.

Ai jo vetëm që e ka rritur me përkushtim, por është edhe një profesor i njohur në Universitetin e Prishtinës, duke qenë një figurë e respektuar në fushën akademike, shkruan Kosovarja.