Moti sot me diell dhe vranësira

Moti sot do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në disa vende herë pas here do të jetë më e fuqishme nga drejtimi juglindor.

Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe me vranësira të moderuara, me erë mesatare deri të fuqishme nga drejtimi juglindor.

Sipas njoftimeve nga DPHM, nga nesër deri të enjten moti do të jetë i ndryshueshëm, me reshje të përkohshme lokale shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 21 gradë Celsius./Alsat.mk.