Goditen dy këmbësorë në Fushë-Kosovë

Dy këmbësorë janë goditur nga një veturë në Fushë-Kosovë të premten.

Ato janë dërguar në QKUK për trajtim, kurse shoferi është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti deri sa ishte duke e drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia, godet dy këmbësorë. Viktimat janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.