Deputetja e Aleancës për Shqiptarët, Ilire Dauti në një intervistë për A2 CNN ka folur për presionin e vazhdueshëm që ajo ballafaqohet nga ana e pushtetit në Maqedoninë e Veriut.
Dauti thekson se kjo nuk është hera e parë pasi sipas saj sa herë që ajo kërkon të drejtën e saj që dokumentet ti ketë edhe në gjuhën shqipe ajo ballafaqohet me presion në mënyrë permanente.
Ajo kujtoi edhe momentet kur ajo është shkarkuar nga komisioni për politike sociale pasi kishte kërkuar që edhe ish pjestarët e UÇK-së të trajtohet si forcat e policisë së Maqedonisë së Veriut duke kërkuar të respektohet neni 9 i Kushtetutës.
Ilire Dauti në fund të intervistës theksoi se kjo është një porosi për ne se nës ju do të vazhdoni të kërkoni do të ballafaqoheni me këto situat, e tash imagjinoni kur një përfaqësuesi të zgjedhur nga populli trajtohet kështu paramendoni qytetari si e përjeton.



