Në një takim të rëndësishëm me disa nga pretendentët e mundshëm demokratë për garën presidenciale të vitit 2028 në Shtëpinë e Bardhë, ish-nënpresidentja Kamala Harris ka bërë një deklaratë kritike ndaj Presidentit Donald Trump, duke e cilësuar atë si një figurë që sillet si “bos mafioz”.
Gjatë fjalës së saj, Harris theksoi se sjellja e Trump në politikën ndërkombëtare i ngjan mënyrës së veprimit të një figure kriminale, duke u shprehur:
“Ai sillet si një bos i mafias. Ai është pak a shumë si: ‘Oh, mirë, e dini. Ti merr Evropën Lindore dhe unë do të marr Hemisferën Perëndimore. Dhe pastaj ti atje, ti merr Azinë dhe ne thjesht do ta ndajmë atë”, është shprehur ajo.



