Në Zvicër egzistojnë mbi 300 mijë bunkerë për mbrojtje civile

Sistemi unik zviceran i strehimit emergent mbulon pothuajse te gjith popullsine dhe konsiderohet
ndër më te organizuarit në botë
Zvicra vazhdon te mbetet nje nga shtetet me te
pergatitura ne bote per situata emergjente dhe kriza te mundshme. Qe nga periudha e Luftes se Ftohte,
autoritetet zvicerane kanë ndertuar nje rjet te gjere
bunkeresh dhe strehimoresh per mbrojtjen civile, duke krijuar nj sistem te organizuar që edhe sot konsiderohet model per shume vende, percell albinfo.ch.
Sipas te dhenave, ne Zvicer ekzistojne mbi 300 mije
bunkere, te shperndare ne qytete dhe zona rurale, me kapacitet te mjaftueshem per te strehuar pothuajse te
gjithe popullsinë në rast rreziku. Kjo e bën Zvicrën nje
nga vendet e rralla ku kapaciteti i strehimoreve tejkalon numrin e banorëve.
Nje element i veçante i ketij sistemi eshte fakti se shume bunkere nuk jane te vendosur vetem ne struktura te veçanta, por jane te integruar edhe ne ndertesa te zakonshme, si shtepi private, shkolla, spitale dhe parkingje nentokesore. Kjo vjen si rezultat i legjislacionit
zviceran per mbrojtjen civile, i cili kerkon ge ndertesat e
reja te pajisen me hapësira te posaçme strehimi, në menyre që qytetaret te kene qasje te menjehershme ne
rast krizash, katastrofash natyrore apo konfliktesh.
Pjesa më e madhe e këtyre bunkereve jane te ndertuar sipas standardeve te larta te sigurise, te pajisur me dyer te fortifikuara, sisteme filtrimi te ajrit, rezerva te ujit dhe furnizime ushaimore, duke u mundësuar aytetareve te
qündrojne t mbrojtur per nje periudhe te caktuar kohe.
Ky sistem i zhvilluar i strehimit emergent reflekton traditën zvicerane te pergatitjes dhe organizimit, duke e mbajtur mbrojjen civile si nje shtylle te rendesishme te
politikes se sigurise kombetare.