Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar ashpër ndaj raportimeve se Irani po vendos tarifa për anijet cisternë që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit.
Përmes një postimi publik, Trump theksoi se një veprim i tillë nuk duhet të ndodhë dhe paralajmëroi se, nëse raportimet janë të vërteta, ato duhet të ndalen menjëherë, raporton IndeksOnline.
“Ka raportime se Irani po u vendos tarifa anijeve cisternë që kalojnë përmes Ngushticës së Hormuzit — Më mirë të mos jetë e vërtetë dhe, nëse është, më mirë të ndalojnë menjëherë!”, ka shkruar Trump.
Deklarata e tij vjen në një kohë tensionesh të shtuara në rajonin e Gjirit, ku Ngushtica e Hormuzit konsiderohet një nga rrugët më të rëndësishme për transportin global të naftës. /IndeksOnline/



