Në gjysmën e dytë të majit delegacioni i UNESCO-s pritet të vij në Maqedoninë e Veriut për të parë nga afër një mundësi zgjidhjeje për segmentin Trebenishtë-Qafë Thanë të Korridorit VIII në zonën e mbrojtur të Liqenit të Ohrit. Kryeministri Mickoski tha se nuk është problemi i vetëm traseja, por edhe ndërtimet pa leje në Strugë dhe Ohër, të bëra viteve të fundit për kundër vërejtjeve për përjashtim nga trashëgimia botërore kulturore dhe natyrore. Ai tha se banorët kanë telashe me ndërtimet pas rritjes së familjeve!
“Sa i përket trasesë! Nëse nuk do jetë ajo, ne do të gjejmë zgjidhje për trase tjetër, e cila nuk do ti shkel rekomandimet që e them gjatë gjithë kohës. Për këtë situatë nuk jam aq i shqetësuar sepse kemi zgjidhje! Më e madhe është çështje me ardhmëritë e familjeve që nuk mund të zhvillohen. Kemi raste kur fëmija do të pavarësohet të bëj mbindërtim të shtëpisë familjare, por nuk munden për shkak të kufizimeve që ka UNESCO”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.
Zona turistike më atraktive e vendit si Ohri dhe Struga duhet të gjejnë një zgjidhje për tu zhvilluar sikurse edhe qytetet tjera botërore të mbrojtura nga UNESCO, tha Mickoski duke përmendur Kotorin e Malit Zi. Përndryshe, edhe segmentet tjera të autostradës që të shpijnë nga Kryeqyteti drejt Ohrit janë në proces.
“Borxhin që e merrnim nga banka kineze ‘Exim’ më nuk e marrim, ndaloi! Por, shpejtë u riorganizuam dhe ai problem ka kaluar, është formuar një sindikatë prej bankave vendore, do të thosha me kushte më të volitshme dhe praktikisht ato bankat vendore do ta kryejnë financimi që do të jetë e fundit dhe përfundimisht ai segment do të jetë funksional”, u shpreh Hristijan Mickoski, kryeministër.
Punimet vazhdojnë edhe në segmentin Tetovë-Gostivar dhe Gostivar-Bukojçani. Ndërsa për segmentin Bukojçani-Kërçovë është dorëzuar raporti tek huadhënësit dhe pritet një ofertë për të proceduar pastaj me fazën e tenderimit dhe punimeve në terren. Kjo do të plotësonte trasenë e Korridorit 8 deri në Ohër.



