Kostadinovski i “Kushtetueses”: Askush s’do ta prek gjuhën shqipe!

Kreu i Gjykatës Kushtetuese Darko Kostadinovski, thotë se shumë po manipulojet me çështjen e gjuhës shqipe. Një gjë të tillë, kreu i Kushtetueses e ka thënë në emisionin “Me fakte” të MTV-së (Televizionit Shtetërorë të Maqedonsë së Veriut).
“Dua të bëjë apel rreth kësaj çështje, meqë shoh se shumë po manipulohet. Askush nuk do ta prek gjuhën shqipe. Gjykata Kushtetuese ekziston për të ndihmuar të drejtat e garantuara, nëse ato janë gjuhësore, nëse janë të përfaqësimit të drejtë…, t’i ndihmojë ato dhe assesi t’i abrogojë. Ato janë kategori kushtetuese, prandaj nuk i pranojë kualifikimet, se ato dikush dëshiron t’i abrogojë, ta ulë përdorimin e gjuhë shqipe apo eventualisht atë ta rrezikoj. Të pasakta janë, absolutisht”, ka thënë ndër të tjera njeriu i Parë i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Maqedonisë së Veriut (RMV) Darko Kostadinovski.
Ai ka thënë se vendimet e Gjykatës do të kenë për qëllim që ta lehtësojnë zbatimin praktik të të drejtave.