Hamza: Kushtetuta, themeli i shtetit të drejtë dhe të barabartë

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Hamza theksoi se Kushtetuta përbën aktin më të lartë juridik të shtetit, mbi të cilin mbështetet rendi demokratik dhe garantohet mbrojtja e të drejtave të çdo qytetari.

“Kushtetuta mbetet udhërrëfyesi ynë për ndërtimin e një shteti ligjor, të drejtë dhe të barabartë”, është shprehur kreu i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ai, po ashtu, theksoi domosdoshmërinë e zbatimit të plotë të Kushtetutës në çdo rrethanë.

“Në këtë ditë të rëndësishme, riafirmojmë përkushtimin e Partisë Demokratike të Kosovës për respektimin dhe mbrojtjen e këtij akti në çdo kohë dhe rrethanë. Gëzuar Dita e Kushtetutës”, përfundoi Hamza./Klankosova.tv

May be an image of text that says 'PDK 9 PRILL DITA E KUSHTETUTES SEKOSOVES SE REPUBLIKES #EKOSDI KUSHTETUTAE NLSUTBRUTAE E KOSOVES PARTIA DEMOKRATIKE PARTIADEMOKRATIKEEKOSOVES E KOSOVES WWW.PDK.INFO PDK.INFO www.'