Don Xhoni feston sot ditëlindjen e tij, nuk do ta besoni sa vite po bënë

Sot e gjithë datë e veçantë për Don Xhonin.

Reperi nga Drenica feston ditëlindjen e tij të 26-të, por ndryshe nga çfarë pritej, ai ka vendosur që në vend të marrë dhurata, të jetë vetë ai që do të surprizojë ndjekësit e tij besnikë me një projekt të ri.

Përmes një njoftimi, ai ka bërë të ditur se pikërisht sot, në ditën e tij të veçantë, do të publikojë këngën e tij më të re.

Ky projekt muzikor pritet të lansohet në ora 18:00 dhe tashmë numërimi mbrapsht ka filluar në të gjitha platformat.

Deri në orën 18:00, rrjeti po “vlon” nga komentet, ndërsa të gjithë sytë janë te kanali i tij zyrtar në YouTube.