Rusia dhe Kina vendosin veto, nuk kalon rezoluta e OKB-së për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit

Rezolutës së Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ngushticën e Hormuzit i është vënë veto nga Rusia dhe Kina.

Njëmbëdhjetë përfaqësues votuan pro, ndërsa dy votuan kundër dhe dy abstenuan, shkruan skynews.

Propozimi fillestar i Bahreinit do t’u kishte dhënë autorizim vendeve të përdorin “të gjitha mjetet e nevojshme” – formulim i OKB-së që do të përfshinte edhe veprime ushtarake – për të siguruar kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit dhe për të penguar përpjekjet për mbylljen e saj.