Daut Haradinaj për Kurtin: Ky njeri e ka ndarë mendjen të na çojë në zgjedhje, mashtrimet e tij po e thellojnë krizën

Deputeti Daut Haradinaj ka reaguar ashpër ndaj qëndrimeve të kryeministrit Albin Kurti lidhur me politikat fiskale dhe zhvillimet e fundit politike në vend.Sipas Haradinajt, gjatë dy ditëve të fundit, kryeministri Kurti ka kundërshtuar në mënyrë të përsëritur uljen e akcizës për derivatet, duke arsyetuar se nuk ka buxhet të mjaftueshëm për një masë të tillë.

Megjithatë, ai ka theksuar se, në të njëjtën kohë, Kurti ka paralajmëruar një pako mbështetëse në vlerë prej 200 milionë eurosh.Haradinaj vlerëson se ky qëndrim është kontradiktor dhe lë të kuptohet se kryeministri tashmë e ka vendosur ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja.
“Dje dhe sot jemi dëshmitarë se kryeministri e ka kundërshtuar dhjetëra herë uljen e akcizës për derivatet, duke u arsyetuar se nuk ka buxhet. Ndërkohë, nga ana tjetër, paralajmëron një pako prej 200 milionë eurosh. Kjo nënkupton se ky njeri e ka ndarë mendjen ta çojë vendin në zgjedhje; me mashtrimet e tij të panumërta, vetëm sa po e thellon krizën politike”, tha Haradinaj për GazetaBlic.