Një rast i vjedhjes është raportuar në fshatin Shipashnicë e Poshtme, në komunën e Kamenicës.Sipas raporit policor, më 6 prill, ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar zyrtarët policorë se përmes kamerave të sigurisë ka vërejtur një person që kishte hyrë brenda objektit të xhamisë.
I dyshuari dyshohet se me forcë ka thyer kasafortën, nga e cila ka marrë rreth 300 euro para të gatshme në monedha metalike.Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin dhe kapjen e të dyshuarit.
Kosovë-Shqipëri Vidhen 300 euro nga kasaforta e xhamisë në Kamenicë



