‘S’kemi nevojë për ta’, Trump: Mosmarrëveshja për Groenlandën shkaktoi përçarjen SHBA – NATO!

Presidenti Donald Trump u shpreh të hënën se përçarja në rritje e SHBA-së me NATO-n, filloi kur ai sugjeroi për herë të parë marrjen e Groenlandës.

«E gjitha filloi me, nëse doni ta dini të vërtetën, Groenlandën», tha ai gjatë një konference për shtyp. «Ne e duam Groenlandën. Ata nuk duan të na e japin. Dhe unë thashë, ‘mirupafshim, mirupafshim’».

Komentet e Trump erdhën përpara një vizite të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë këtë javë nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte. Presidenti ka kritikuar ashpër disa anëtarë të NATO-s për refuzimin e tyre për të ndihmuar luftën e SHBA-së me Iranin, duke përfshirë vendimet e një numri të vogël kombesh për të mbyllur hapësirën e tyre ajrore ose bazat ushtarake për ushtrinë amerikane.

“NATO është një tigër letre”, tha Trump, duke hedhur poshtë mundësinë që SHBA-të të heqin dorë nga statusi i tyre si udhëheqësi de facto i aleancës. “Nuk kishim nevojë për ta, padyshim, sepse nuk kanë ndihmuar fare.”/ CNN.

© SYRI.net