Erdogan: ​​Izraeli vazhdon të minojë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës!

Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi'nde, 110. Dönem Kaymakamlar Kurası Töreni'ne katılarak bir konuşma yaptı. ( TCCB / Mustafa Kamacı - Anadolu Ajansı )

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan tha se lufta që filloi më 28 shkurt në Lindjen e Mesme vazhdon të marrë jetë njerëzish pavarësisht përpjekjeve diplomatike, duke akuzuar Izraelin për minimin e iniciativave që synojnë përfundimin e konfliktit.

Duke folur pas një takimi të Kabinetit në Kompleksin Presidencial në Ankara, presidenti Erdogan tha: “Qeveria izraelite vazhdon të minojë të gjitha përpjekjet për t’i dhënë fund luftës”.

‘Po përpiqemi të shfrytëzojmë çdo shans, sado të vogël, që armiqësitë të ndërpriten dhe negociatat të hapen”, tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në një fjalim televiziv pas një mbledhjeje të kabinetit

Ai gjithashtu tha se Izraeli “tregon se ushqehet me tensione” duke mbajtur Xhaminë Al-Aksa të mbyllur, duke synuar dënimin me vdekje për të burgosurit palestinezë dhe duke rritur tensionet në Liban dhe Siri.

Erdogan theksoi më tej se zhvillimet e fundit në rajon nënvizojnë rëndësinë e procesit të Turqisë “Turqi pa perror”, i nisur për të forcuar unitetin dhe solidaritetin e brendshëm.

“Në një kohë kur po bëhen përpjekje për të ndërtuar mure mes turqve, kurdëve, arabëve dhe persianëve, ne mund të neutralizojmë këto komplote me vizionin tonë për një ‘Turqi pa terror’ dhe një rajon pa terror”, shtoi ai./ AA.

© SYRI.net