Këngëtari i njohur shqiptar, Blero Muharremi, është treguar gjithmonë i hapur me ndjekësit e tij për dashurinë dhe respektin e madh që ka për familjen.
Së fundmi, përmes një postimi në ‘Instastory’, ai ka ndarë një moment mjaft të ëmbël për të festuar një ditë të veçantë.
Blero ka publikuar një fotografi të nënës së tij, e cila shfaqet e buzëqeshur me një buqetë me lule në duar.
Përkrah fotos, ai ka zgjedhur fjalët më të ndjera për ta uruar atë për ditëlindje:
“Të paçim gjithmonë mam. Urime ditëlindjen! Ti je gjithë jeta jonë. Të duam pafund ”
Ky dedikim ka marrë menjëherë vëmendjen e fansave, duke dëshmuar edhe një herë lidhjen e ngushtë që artisti gëzon me nënën e tij.
Edhe nga ana jonë, i urojmë jetë të gjatë dhe shëndet nënës së këngëtarit!



