Shkruan: Baton Haxhiu
Njëri e shiti barazinë si arritje, tjetri e dorëzoi si realitet, dhe shqiptaret mbetën pa zë në shtet
Ali Ahmeti e mbylli ciklin e tij politik duke e kthyer perfagësimin në iluzion. VLEN po e varros até qe kishte mbetur, pa koncept, pa drejtim dhe pa përgjegjësi. Vitet e fundit nga Ali Ahmeti te VLEN, perfagësimi shqiptar nuk u transformua, u zhduk.
Njëri ndërtoi narrativën e rreme të barazisë, VLEN e zbraz çdo përmbajtje të saj. Dhe sot, për herë të parë pas dekadash, shqiptarët nuk janë ё faktor në shtet, por dëshmi e nje dështimi politik që ka emra dhe mbiemra.
Deklarata e fundit e Ali Ahmetit për gjuhën shąipe nuk eshtë thjesht një gëndrim politik i momentit. Eshtë dëshmi e një renieje të gjatë të një koncepti gë dikur quhej perfagësim politik shqiptar.
Kur një lider që për vite me radhë ka ndërtuar legjitimitetin mbi arritjet e gjuhës dhe barazisë, sot del dhe thotë se gjuha shqipe nuk duhet të jetë arsye per destabilizim të shtetit, ndërkohë gë përshëndet studentet që kërkojnë pikërisht atë që ai pretendonte se e kishte arritur, ateherë kemi te bejmë me një kontradiktë që nuk eshtë rastesi, por krizë.
Kjo tregon diçka shumë më të thellë. Çdo e
drejtë gë nuk eshtë e ngulitur n Kushtetu
dhe në ligj, por eshtë produkt i një
marreveshjeje politike të perkohshme, eshtë e destinuar të zhbëhet. Dhe pikërisht kjo ka
ndodhur me gjuhën shqipe.
Ajo eshtë trajtuar si kompromis politik, jo si e drejtë shtetformuese. Sot, kur institucionet maqedonase fillojnë ta relativizojnë përdorimin e saj, kur kërkesa për barazi paragitet si rrezik per stabilitetin, bëhet e qartë se ajo gë është ndërtuar pa themel juridik të fortë, po rrënohet pa rezistencë politike.
Por problemi nuk gendron vetem te gjuha.
Problemi eshtë shumë më i madh. Për herë të parë gë nga viti 1991, shqiptarët ё Magedoninë e Veriut nuk janë të përfagësuar politikisht në qeveri. Edhe në periudhën kur nacionalizmi maqedonas ishte në kulm dhe shteti sapo formohej, Partia e Prosperitetit kishte më shumë peshë politike sesa ajo që sot paraqitet si përfagësim shqiptar.
VLEN nuk eshtë produkt politik. Eshtë nje konstrukcion i përkohshëm individësh shqiptarë brenda një geverie maqedonase. Ata nuk kanë mandat për të perfaqësuar shqiptarët, nuk kanë platformë të qarte
politike dhe nuk kanë as fuginë për të ndikuar ё vendimmarrje. Ata janë pjesë e qeverise,por nuk janë pushtet. Janë të pranishëm, por nuk përfaqësojne.
Kjo krijon një realitet të ri dhe të rrezikshëm.
Shqiptarët nuk janë më faktor politik, por element i toleruar në strukturën e shtetit. Dhe kjo ndodh në një moment kur VMRO dhe
institucionet maqedonase po e gërryejnë në mënyrë të vazhdueshme idenë e një shteti multietnik.
Nuk ka më përpjekje për balancë.
Ka një rikthim të qartë te logjika e shtetit etnik, ku të drejtat e të tjerëve trajtohen si lëshime dhe jo si detyrime kushtetuese.
Pasojat janë të dukshme. Shqiptarët sot kanë më pak fuqi politike, më pak ndikim ekonomik dhe më pak siguri institucionale sesa né çdo periudhe tjeter ne shtetet ne Ballkan. Nënjë rajon ku edhe vendet me probleme të thella kanë bërë hapa perpara n perfshirjen e
grupeve etnike, shqiptaret n Magedoninë e
Veriut po kthehen pas. Dhe kjo nuk eshtë
vetëm çështje e një geverie. Është rezultat i një zbrazëtie të përfagësimit politik shqiptar.
Kur politika shqiptare reduktohet n
deklarata kontradiktore dhe në prani formale ne institucione, atehere humbet edhe kuptimi i perfaqësimit. Dhe kur perfaqësimi humbet, të drejtat fillojnë të zbehen.
Kjo është pika më e ulët e shqiptarëve n këtë shtet, sepse u mungojne ligjet, por u mungon fugia për t’i krijuar dhe mbrojtur ato. Dhe këtë fuqi, çdo e drejtë mbetet vetëm nje kujtim politik.
Në fund të kësaj rënieje nuk ka më vend për
iluzione. Ali Ahmeti e mbyll ciklin e tij politik me një manipulim t madh. Ai ndërtoi një narrativë se të drejtat janë fituar dhe janë të garantuara, ndërkohë gë në realitet ato
mbeten të varura nga pazaret politike dhe jo te mbrojtura nga shteti. Sot, kur vetë ai relativizon çështjen e gjuhës dhe e kthen në çështje stabiliteti, ai në fakt pranon dështimin e modelit që ndërtoi.
Nga ana tjetër, VLEN nuk eshtë as alternative dhe as korrigjim i këtij modeli. VLEN ka shërbyer si instrument për ta çuar këtë rënie deri në fund.
Pa koncept politik, pa identitet të qartë dhe pa pergjegjësi ndaj perfagësimit shqiptar, ai është shndërruar në një platformë individësh që nuk perfagesojnë interesin shqiptar, por shpesh herë nje përzierje të pagarte të ndikimeve ideologjike, ku elementi i islam politik hyn si zëvendësim i mungesës së vizionit.
Flamuri kombetar perdoret si mbulese, jo si bindje.
Kjo eshtë tragjedia e sotme politike e shqiptarëve n Maqedoninë e Veriut. Njëra
palë manipuloi duke premtuar siguri që nuk e institucionalizoi kurre. Tjetra erdhi duke premtuar ndryshim dhe perfundoi duke e zbrazur edhe atë pak perfagësim që kishte mbetur. Dhe ndërkohë, shteti po ndryshon. Jo në favor ё barazisë, por n drejtim të një rendi
ku shqiptarët janë ё pak të dukshëm, më
pak të dëgjuar dhe më pak të mbrojtur.
Kjo nuk eshtë vetëm krizë politike. Kjo është humbje e drejtimit. Dhe pa një rikthim të
fuqisë reale politike shqiptare, kjo humbje do të thellohet.



