Një aeroplan privat u rrëzua në një restorant në qytetin Capao da Canoa në shtetin jugor të Brazilit të Rio Grande do Sul të premten, duke vrarë të katër personat që ishin në bord , sipas autoriteteve lokale.
Dy pilotët dhe dy biznesmenë në bord të avionit u vranë, tha departamenti i zjarrfikësve në një deklaratë.
Aksidenti ndodhi rreth orës 10:40 të mëngjesit sipas orës lokale kur avioni me një motor Piper, që fluturonte për në Ibitinga, Sao Paulo, u rrëzua në rrethana të paqarta në një restorant të mbyllur në qytetin Capao da Canoa.
Sipas raportimeve të mediave vendase, avioni po fluturonte në një lartësi të ulët kur u përplas në ndërtesë.
Momenti kur Piper u rrëzua u kap nga kamerat e sigurisë. Një video e ndarë nga banorët e zonës dhe e transmetuar nga rrjeti televiziv RBS tregon shpërthimin e fuqishëm.
Disa ndërtesa u dëmtuan gjithashtu, por nuk u raportua asnjë i lënduar në tokë.



