MASH e harroi Konviktin e Tetovës, ende nuk janë përmirësuar vërejtjet e Revizionit

Ministria e Arsimit dhe Shkencës edhe pas shtatë muajve nuk i ka përmirësuar vërejtjet të cilat i konstatoi Enti Shtetëror i Statistikave për Konviktin Studentor Shtetëror të Tetovës, shkruan Portalb.mk.

Revizorët mes tjerash konstatuan se u lëshua në përdorim pa kontroll teknik të objektit dhe pa miratim për kryerjen e veprimtarisë, ndërsa se edhe mensa (kuzhina) nuk është vendosur në përdorim.

Pavarësisht se nga Ministria e Arsimit në shtator 2025 thanë për Portalb se do t’i korrigjojnë këto gabime, të njëjtat nuk i kanë bërë ende.

Nga Ministria ripërsëritën se po ndërmarrin aktivitete për përfundimin e plotë teknik të projektit bazë, në përputhje me vërejtjet e Revizionit, por pa afat konkret.

“Para gjysmë viti u zhvillua prokurim publik për zgjedhjen e operatorit ekonomik që do ta përfundonte tërë procedurën, por prokurimi nuk rezultoi i suksesshëm sepse kompanitë që aplikuan nuk dorëzuan dokumentacion të plotë. Së shpejti, prokurimi publik do të përsëritet, e më pas do të shpallet edhe procedura për përfundimin e kuzhinës dhe vënien e saj në funksion”, thanë nga MASH.

Për këto probleme Portalb.mk ka shkruar rregullisht me një seri tekstesh.

Përndryshe, konvikti studentor në Tetovë u lëshua në përdorim me 1 nëntor 2023 pas shumë zvarritjeve të punimeve dhe premtimeve të cilat datojnë që nga viti 2016.