Pjesërisht me re me periudha me diell do të jetë moti sot.
Kryesisht në pjesët lindore do të ketë shira të rastësishëm lokalë dhe kushte për bubullima të rralla. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë, herë pas here e fortë nga veriu (mbi 70 km/orë).
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 2 deri në 8 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë nga 11 deri në 18 gradë.
Në Shkup, pjesërisht me re. Do të fryjë erë mesatare deri e fortë nga veriu. Temperatura minimale do të bjerë në 7 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë në 16 gradë.
Mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të lehta deri në mesatare do të mbizotërojë nga e diela, përveç të mërkurën kur priten reshje lokale.



