Lufta në Lindjen e Mesme, Inteligjenca Amerikane vijon me paralajmërimet: Irani po rikthen në funksion raketat tona

Disa operatorë iranianë po gërmojnë bunkerë nëntokësorë dhe po mundohen të rikthejnë në funksion raketat e goditura nga sulmet ajrore amerikane dhe izraelite, raportoi New York Times, duke u bazuar në burime të Inteligjencës Amerikane.

Sipas raportit, Irani ka ruajtur gjithashtu një numër të konsiderueshëm raketash dhe lëshuesish të lëvizshëm. Pentagoni dhe Shtëpia e Bardhë thanë këtë javë se kishin bërë përparim të dukshëm kundër kapaciteteve raketore iraniane.

Gjatë një informimi për shtyp, Pentagoni deklaroi se kishte goditur 11,000 objektiva në Iran gjatë pesë javëve të fundit të konfliktit.

Megjithatë, zyrtarët e inteligjencës amerikane shprehen të kujdesshëm mbi saktësinë e këtyre të dhënave, duke theksuar se nuk ka një vlerësim të besueshëm të numrit të lëshuesve ende operativë.

Sipas tyre, Irani ende ruan aftësinë për të përdorur arsenalin e mbetur të raketave balistike dhe lëshuesve për të goditur Izraelin dhe vendet e tjera të rajonit.