Tronditet parlamenti grek, tre ministra japin dorëheqje

Zëdhënësi i qeverisë greke ka shpallur në mesditë një riformatim të kufizuar të kabinetit, pas zhvillimeve të fundit lidhur me skandalin e subvencioneve bujqësore europiane dhe dosjeve që janë dërguar në Parlament.

Ministri i Zhvillimit Rural dhe Ushqimit, Kostas Tsiaras, ministri i Krizës Klimatike dhe Mbrojtjes Civile, Giannis Kefalogiannis, si dhe zv.ministri i Shëndetësisë, Dimitris Vartzopoulos, paraqitën dorëheqjet e tyre, të cilat sipas informacioneve janë kërkuar nga vetë kryeministri Kyriakos Mitsotakis. Dorëheqjen ka dhënë edhe sekretari i përgjithshëm i partisë Demokracia e Re Kostas Skrekas.

Dorëheqjet lidhet me faktin se dje Prokuroria Evropiane i dërgoi Parlamentit grek një dosje të re , e treta e radhës, për skandalin e OPEKEPE-së, organizmi që shpërndante subvencionet bujqësore në mënyrë të paligjshme , duke kërkuar heqjen e imunitetit për 11 deputetë aktualë, nga Demokracia e Re.

Ndërsa në total nën hetim janë përfshirë edhe 9 deputetë të tjerë konservatorë mes tyre një ish-ministër dhe një ish-zëvendësministër i Bujqësisë. Për të gjithë këta do të ketë heqje imuniteti në ditët e ardhshme kur të vendosë parlamenti për t’i lejuar prokurorët evropianë të vazhdojnë hetimin.