Tetovari kërcënoi partneren: Më blej një banesë dhe veturë, ose do të vras!

Policia e Tetovës dje arrestoi personin A.D. (31) nga rajoni i Tetovës, pasi kundër tij u ngrit një kallëzim për kërcënime serioze ndaj partneres së tij të pamartuar.

Sipas informacioneve nga policia, gruaja 36-vjeçare nga Tetova raportoi se partneri i saj e kërcënoi dhe kërkoi që ajo t’i siguronte një banesë dhe veturë, duke e kërcënuar se përndryshe do ta vriste.

Pas kallëzimit, policia menjëherë mori masa dhe arrestoi të dyshuarin, i cili aktualisht po mbahet në stacion policor.

Shërbimi Hetimor i Tetovës informon se pasi rasti të dokumentohet plotësisht, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.