​Biznesmeni Glavçev pretendon se Janeva, Rustemi dhe Stefanova kanë kërkuar një milion euro ryshfet për ndërprerjen e procedurës ndaj tij

Biznesmeni nga Gjevgjelia, Tome Glavçev, ka dorëzuar padi penale kundër ish-prokurores speciale publike, Katica Janeva, si dhe prokurorëve Burim Rustemi dhe Lile Stefanova, duke i akuzuar ata se i kanë kërkuar ryshfet prej një milion eurosh për të ndërprerë procedurën kundër tij në rastin “Postbanka”.

Pas përfundimit të procesit gjyqësor në favor të të akuzuarve në vitin 2024, Glavçev vendosi të denoncojë publikisht presionet dhe korrupsionin, duke dorëzuar në institucionet kompetente prova materiale, përfshirë edhe një audio-incizim.

​Sipas pretendimeve të tij, në janar të vitit 2019, përmes ndërmjetësimit të Bojan Jovanovskit – Boki 13, ai u informua në ambientet e televizionit “1TV” për kushtet e mbylljes së hetimit: pagesa e 1 milion eurove, me 30% të shumës paraprakisht dhe pjesën tjetër pas marrjes së vendimit.

Glavçev shton se më herët i ishin kërkuar edhe shuma prej 50.000 dhe 100.000 eurosh për reklamim në media, dhe pas refuzimit të këtyre kërkesave, procesi gjyqësor kundër tij vazhdoi për vite me radhë.