Maqedonia do të mbetet zorrë qorre në Ballkanin Perëndimor

Qëndrimet e kryeministrit rreth integrimit në BE janë vërtetim se ai zbaton interesat ruse, tha kreu i opozitës Venko Filipçe. Ai shtoi se vendi do ta lëshojë shansin dhe se do të mbetet zorrë qorre e Ballkanit. Për veprimet e qeverisë dhe kryeministrit që shkatërrojnë të ardhmen evropiane të vendit, Filipçe tha se do t’u shkruaj ndërkombëtarëve.

“Ne nuk e dimë, nëse e lëshojmë këtë mundësi nëse nesër ose pas një viti kushtet do të jenë të njëjta dhe nëse do të kemi mundësi të bëjmë përpara drejt BE-së. E pamë kryeministrin dhe delegacionin qeveritar në të ashtuquajturat takime strategjike nga sfera e politikës dhe ekonomisë te kryeministri i Hungarisë Viktor Orban, kryeministri që publikisht edhe BE-ja e quan si lojtar rus. Tashmë që e dëgjuam edhe ministrin e jashtëm hungarez se si flet me ministrin e jashtëm rus Lavrov sesi merren vesh për të shmangur sanksionet, a ka akoma dikush dyshime se çfarë roli ruan qeveria jonë dhe Mickoski në zbatimin e interesave ruse në shtet?”, deklaroi Venko Filipçe, Kryetar i LSDM-së.

Mickoski tha se pavarësisht kritikave të opozitës, ai nuk e ka ndërmend të hyjë në aventurë, pa garanca dhe pa respektim të pakicës maqedonase në Bullgari.

“Nuk do të lëvizim asnjë milimetër. Do të presim. Nëse jo ne, do ta transmetojmë edhe te ata që do të vijnë pas nesh dhe të tjerët që do të vijnë pas tyre. Identiteti maqedonas nuk ka hapësirë të shitet më shumë kurse këto politikanë të paqëndrueshëm, të cilët janë pjesa e butë e identitetit maqedonas, do të hyjnë në histori dhe nuk do të na përsëriten më kurrë”, theksoi Hristijan Mickoski, Kryeministër.

Ditë më parë, kryeministri tha se është i gatshëm të presë me dekada./Alsat.mk.