Enver Hasani: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese ngushtuan hapësirën e manovrimit politik

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, njëherësh profesori Enver Hasani në një podcast nga “Betimi për Drejtësi”, tha se vendimet e Kushtetueses kanë ngushtuar hapërisën e manovrimit politik.“Besoj (vendimet e Kushtetueses) herë e kanë ngushtu hapësirën e veprimit të politikës, çdo herë, çdo aktgjykim, prej rastit të Sejdiut, rasti Pacolli, rasti i Kryeprokurorit të Shtetit, rasti i Kryetarit të Kuvendit rasti VLAN 1 dhe 2 që i themi ne më 2014, të gjitha rastet, rasti Hoti, të gjitha rastet ka ngushtu hapësirën për manovrim politik dhe sic e thash i ka juridifiku proceset, ju ka vu koperturë kushtetuese proceseve të pastra kushtetuese”, tha ai.

Sipas Hasanit, ka pasur raste të vendimeve të Kushtetueses, që kanë qenë lëshim absurd profesional, duke pasur parasysh kontekstin politik.“Një kohë ju e dini që të gjithë ne kemi thënë që mirë është, njerëzit me precedente penale, aktakuza, mos me hy në procese politike, kjo nuk është respektu”, u shpreh Hasani.

Rasti i ish-deputetit Etem Arifi, ai tha se profesionalisht ka qenë dhe është problematik. Tha se atëherë ka ndodhur një absurd.“Çdo kush që është dënu në tre vitet e fundit për çfarëdo dënimi, s’kish kuptim me ndodh dënime që s’kanë lidhje me atë- për shembull me trafik në komunikacion, pra ndonjë rast që është totalisht jashtë vullnetit të njeriut. Dhe çfarë ndodhi? E ndërruan ligjin me sa e di, dhe si e ndërron ligjin e ke ndërru vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Absurdi është ky”, tha ai.
Ai tha se garancionet kushtetuese në kapitullin 2 dhe 3 nuk duhet të preken dhe duhet pasur shumë kujdes.Hasani tha se nëse rasti i Etem Arifit shkon në Straburg, beson që e fiton rastin dhe merr dëmshpërblim.

“Një e metë, një gabim që ka qenë që gjykata duhet me pas kujdes kur e ndërron standardin- precedentin që i themi ne. Gjykata Kushtetuese ka të drejtë ta ndërrojë precedentin, por ndërrimi i precedentit mund të bëhet vetëm mbi bazën e arsyeve të forta”, tha ai.Kjo sipas Hasanit bëhet vetëm kur ka arsye të fortë, derisa thekson se ndërrimi i precedentit nga Kushtetuesja në disa raste, nuk kanë qenë të arsyeshme, pasi nuk ka pasur brum të mjaftueshëm.
Hasani thotë se ndërrimi i standardit për të dhënë gjykime interpretuese, ka qenë pozitive, por arsyet mbi të cilat është ndërru kanë qenë naive.Standardi, ai tha se u ndërruar edhe në çështjen e zgjedhjes së kryetarëve të Apelit, Kryeprokurorit të Shtetit, etj.
Ndërrimi i praktikës në këtë rast, ai thotë se është gabim, sepse cenon të drejtat dhe krijon pasiguri juridike./BetimipërDrejtësi