Presidenti amerikan Donald Trump tha se veprimi ushtarak i SHBA-së në Iran mund të përfundojë brenda “dy deri në tre javësh”
Ai tha se SHBA-ja do të “largohet pavarësisht nëse kemi një marrëveshje apo jo” sapo të jetë i sigurt se regjimi nuk mund të ndërtojë një armë bërthamore “për vite me radhë” , transmeton Klankosova.tv.
Presidenti iranian Masoud Pezeshkian deklaroi se Teherani ka “vullnetin e nevojshëm” për t’i dhënë fund luftës me kusht që siç tha “armiqtë e tij të garantojnë se nuk do të shpërthejë përsëri”
Irani është i përgatitur për “të paktën gjashtë muaj” luftë, tha nga ana tjetër ministri i jashtëm i vendit në një intervistë të martën.
“Ne nuk vendosim asnjë afat për mbrojtjen e vetes. Ne do ta mbrojmë vendin dhe popullin tonë për aq sa është e nevojshme dhe me çdo mjet të kërkuar”, tha Abbas Araghchi për Al Jazeera.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, i tha Fox News të martën në mbrëmje se “po shkëmbehen mesazhe” me Iranin dhe se ekziston “potenciali për një takim të drejtpërdrejtë në një moment”.



