Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën e Iranit, thotë shefi i Pentagonit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, ka deklaruar se ditët e ardhshme të luftë së Iranit, do të jenë vendimtare.

Në një konferencë për media të martën në Shtëpinë e Bardhë, Hegseth ka shtuar se Irani e di këtë dhe se tani nuk ka se çfarë të bëjë.

“Ditët e ardhshme do të jenë vendimtare. Irani e di këtë dhe nuk ka pothuajse asgjë që mund të bëjë ushtarakisht për këtë”, ka thënë Hegseth.

“Ne kemi gjithnjë e më shumë mundësi dhe ata kanë më pak… vetëm në një muaj ne përcaktojmë kushtet, ditët e ardhshme do të jenë vendimtare”, ka shtuar ai.

Hegseth po ashtu ka deklaruar se morali i ushtrisë iraniane është shkatërruar.