Gashi merr pjesë në Samitin e liderëve fetarë të Ballkanit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hapjen e Samitit të liderëve fetarë të Ballkanit, ku ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës në rajon.

“Pata nderin të marr pjesë në hapjen e Samitit të liderëve fetarë të Ballkanit, një dëshmi e vullnetit të përbashkët për dialog, mirëkuptim dhe bashkëpunim. Në fjalën time, konfirmova se rajoni ynë ka një histori të ndërlikuar, por edhe një trashëgimi të pasur bashkëjetese me të cilët mund të mburremi. Në këtë drejtim, theksova rolin e rëndësishëm të bashkësive fetare në promovimin e dialogut, tolerancës dhe mirëkuptimit mes njerëzve, si themel për paqe dhe stabilitet. Ky samit qe një mundësi e shkëlqyer për ta thelluar dialogun, për të shkëmbyer përvoja dhe për ta fuqizuar angazhimin tonë të përbashkët për një Ballkan paqësor dhe të bashkuar në diversitet”, ka deklaruar Gashi.