Gjatë ditës së djeshme, policia në Gostivar arrestoi L.Gj. (39) pas bastisjeve në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse në rrugët “Balindolska” dhe “Ilindenska”. Gjatë aksionit u sekuestruan 13 qese me substancë pluhurore të bardhë, një peshore digjitale, rreth 150 copë municione të ndryshme, një pistoletë sinjalizuese, fishekë për pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore, përcjell TV21.
“Më 30.03.2026 në orën 18:30 në Gostivar, nëpunës policorë nga NJPB Gostivar e privuan nga liria L.Gj. (39) nga Gostivari. Gjatë bastisjeve në shtëpinë e tij dhe hapësirat ndihmëse në rr. “Balindolska” dhe në banesën e tij në rr. “Ilindenska”, të realizuara me urdhër gjykate, janë gjetur dhe sekuestruar 13 qese me substancë pluhurore të bardhë, një peshore digjitale, rreth 150 copë municione të kalibrave të ndryshëm, një pistoletë sinjalizuese, fishekë për pushkë gjuetie dhe një pushkë ajrore. Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse sipas nenit 215 dhe nenit 396 të Kodit Penal”, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme.









