Qeveria spanjolle ka mbyllur hapësirën ajrore për avionët e përfshirë në operacionin ushtarak të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit, kundër Iranit.
Sipas raportimeve të medieve të ndryshme spanjolle, me këtë kufizim Spanja jo vetëm që ndalon përdorimin e bazave ushtarake të Rota-s dhe Morón-it, por gjithashtu pengon fluturimet në hapësirën e saj.
Vendimi ndikon edhe tek fluturimi i avionëve ushtarakë që vijnë nga bazat e Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës.


