Turqia thotë se mbrojtja e NATO-s rrëzoi raketën e katërt iraniane që po hynte në hapësirë e saj ajrore

Një raketë balistike e lëshuar nga Irani hyri në hapësirën ajrore turke përpara se të rrëzohej nga mbrojtja ajrore dhe raketore e NATO-s e vendosur në Mesdheun lindor, tha të hënën ministria e Mbrojtjes e Turqisë.

Ky veprim shënoi incidentin e katërt të tillë që nga fillimi i luftës SHBA-Irael me Iranin, pas tre interceptimeve të mëparshme nga sistemet e NATO-s në fillim të këtij muaji që e shtynë Ankaranë të protestonte dhe të paralajmëronte Teheranin.

Teherani ka mohuar në tre incidentet e mëparshme se ka autorizuar lëshime të tilla, dhe i ka kërkuar Ankarasë të formojë një hetim të përbashkët për këtë çështje, transmeton Telegrafi.

Ministria tha se të gjitha masat e nevojshme po merren “me vendosmëri dhe pa hezitim” kundër çdo kërcënimi të drejtuar ndaj territorit dhe hapësirës ajrore të Turqisë.

Kujtojmë se edhe në rastet e mëparshme ishte mbrojtja kundërajrore e NATO-s që kishte rrëzuar raketat balistike që ishin lansuar nga Irani dhe po udhëtonin drejt territorit të Turqisë.