Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ritheksuar premtimin prej 1 milion eurosh në rast se djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë nesër dhe, me këtë fitore, kualifikohen për në Botëror, njofton Klankosova.tv.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e qeverisë, pos kësaj shume, ai tha se nëse Kosova shkon tutje, do të ketë edhe shpërblime të tjera.
“Po zotohemi sot se nëse shkojmë tutje dhe kualifikohemi do të ketë shpërblime që nuk ua merr mendja për sukseset që do të pasojmë në Kampionatin Botëror i cili do të mbahet në ShBA”, deklaroi shefi i qeverisë.



