Një 15-vjeçare nga Shqipëria dyshohet se u bë nuse në Serbi.
Lidhur me këtë, dhe martesat e grave shqiptare në Serbi, gazetarja e Klan Kosovës, Blerta Ahmeti tha se bazuar në dokumentarin e saj në “MAT”, rreth 50 gra shqiptare janë të martuara me serbë në veri të Kosovës.
Shumica, sipas Ahmetit, vijnë nga Shqipëria, transmeton Klankosova.tv.
“Po flasim për komunat serbe, brenda territorit të Kosovës, pra për komunat veriore, dhe në vetëm në njërën nga to, ne kemi gjetur rreth 50 gra ta martuara me serbë, pra kryesisht 50 gra shqiptare nga rrethi i Shkodrës të martuara me serbë të Kosovës. Por këto 50 nuk janë shifra të viteve të fundit, por janë shifra që kapin mbi 20 vjet”, u shpreh Ahmeti në Klan Kosova.



