Melazim Koci
Veprimi i fundit i Edi Rames nuk është thjesht i papranueshëm – është fyes. Paraqitja e Kosovës si pjesë e Serbisë nuk mund të relativizohet, as të arsyetohet me gabime teknike apo pakujdesi. Për shqiptarët e Kosovës, kjo është një goditje direkte ndaj historisë, sakrificës dhe identitetit shtetëror.
Kosova është shtet i pavarur, i njohur nga mbi 110 vende. Kjo është një e vërtetë që nuk negociohet dhe nuk toleron “lapsuse” të përsëritura. Sepse kjo nuk është hera e parë – edhe më 19 nëntor 2019, Edi Rama e kishte inkorporuar Kosovën brenda Serbisë.
Kur një veprim përsëritet ai nuk është më rastësi – është qëndrim. Dhe në këtë rast, një qëndrim i rrezikshëm dhe provokues ndaj shqiptarëve te Kosovës.
*Status i postuar ne facebook nga publicisti e gazetari Melazim Koci



