Ka ndërruar jetë mësimdhënësi Hazbi Topojani. Lajmin për vdekjen e tij e kanë kumtuar familjarët, ndërsa, kanë reaguar edhe nga dega e BDI-së në Çair.
“Hazbiu ishte mësues i përkushtuar, i cili ia kushtoi jetën edukimit të brezave të rinj në arsimin fillor. Me punën dhe përkushtimin e tij, ai la gjurmë të pashlyeshme tek nxënësit, kolegët dhe te të gjithë ata që patën fatin ta njohin.
Për ne, ai ishte më shumë se kaq patriot e aktivist i palodhur, mik i dashur dhe pjesë e rëndësishme e organizimit tonë në Çair.
Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, miqtë dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij.
Kujtimi për Hazbi Topojanin do të mbetet i përhershëm”, thuhet në njoftimin e BDI-së, dega e Çairit.
Lajme Ndërron jetë mësuesi Hazbi Topojani


