Trupa e Gardës Revolucionare të Iranit kërcënoi të dielën se do të sulmojë universitetet amerikane në Lindjen e Mesme, pasi dy universitete në Iran u shkatërruan nga sulmet ajrore të SHBA-së dhe Izraelit.
“Nëse qeveria amerikane dëshiron që këto universitete në rajon të shmangin hakmarrjen (…), ajo duhet të dënojë bombardimin e universiteteve me një deklaratë zyrtare deri në mesditën e së hënës, më 30 mars”, tha Trupa e Gardës Revolucionare në një deklaratë të raportuar nga mediat iraniane, shkruan Ansa, transmeton KlanKosova.tv.



