Zelensky: Rusia dhe Irani ndajnë informacione për të sulmuar bazat amerikane

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se Rusia ka marrë imazhe satelitore të një baze ajrore amerikane në Arabinë Saudite disa ditë para se të sulmohej nga Irani.

Këtë informacion ai e ndau në një intervistë me NBC News, duke thënë se është “100%” i sigurt se Moska dhe Teherani po ndajnë informacione për të ndihmuar në targetimin e trupave amerikane.

Sulmi ndaj bazës ushtarake amerikane ndodhi më 26 mars dhe shkaktoi plagosjen e disa ushtarëve amerikanë.

“Unë mendoj se është në interesin e Rusisë të ndihmojë iranianët,” tha Zelensky gjatë intervistës me median amerikane. “Dhe nuk besoj, e di, se ata ndajnë informacion. A ndihmojnë iranianët? Sigurisht. Sa përqind? Njëqind përqind.”

© SYRI.net