Kryetari i Çairit dhe një nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti, ka reaguar pas publikimit të një sondazhi të fundit, duke theksuar se rezultatet pasqyrojnë mbështetjen e qytetarëve për qeverisjen e kësaj force politike.
Në një status publik, Mexhiti vlerësoi se sondazhi dëshmon përkrahjen ndaj politikave të ndjekura nga VLEN, duke theksuar luftën kundër korrupsionit dhe investimet e realizuara.
“Sondazhi i sotëm pasqyron qartësisht mbështetjen popullore për qeverisjen me duar të pastra të VLEN-it.”
Ai shtoi se përkrahja qytetare lidhet drejtpërdrejt me rezultatet konkrete në disa fusha kyçe, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe investimet në infrastrukturë dhe shëndetësi.
“Mbështetja publike konfirmon se qytetarët e përkrahin ndryshimin e materializuar nga VLEN-i dhe vlerësojnë rezultatet konkrete…”
Mexhiti kritikoi gjithashtu opozitën shqiptare, duke e akuzuar për përhapje të dezinformatave dhe përpjekje për të krijuar pasiguri te qytetarët.
“Ky sondazh është demanti më i mirë i fushatave kaotike dhe ‘fake-news’ kulturës që me strategji po përpiqet ta instalojë opozita shqiptare…”
Në fund të reagimit, ai theksoi se mesazhi i qytetarëve është i qartë: nevoja për bashkim dhe konsolidim të VLEN-it në një subjekt të vetëm politik.



