Mot i paqëndrueshëm: Reshje lokale shiu dhe bore, me mundësi bubullimash

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale me intensitet më të dobët dhe kushte për paraqitje të izoluar të bubullimave të rralla. Në disa nga vendet më të larta, reshjet do të jenë shi dhe borë, ndërsa në male, borë. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga veriu, njoftoi Drejtoria Hidrometeorologjike.

Temperatura minimale do të luhatet nga -1 deri në 5 gradë, ndërsa maksimale nga 8 deri në 16 gradë.

Shkupi do të ketë mot të ndryshueshëm me vranësira, me shira të rastësishëm dhe bubullima të rralla. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriu, ku temperatura minimale do të bjerë në 3 gradë dhe maksimale do të arrijë në 12 gradë.

Gjatë fundjavës dhe ditëve të para të javës së ardhshme, do të mbetet mot i ndryshueshëm me vranësira me reshje lokale me intensitet më të ulët. Priten përsëri reshje më të dendura gjatë natës drejt së mërkurës dhe të mërkurën. Të dielën dhe të mërkurën, do të fryjë erë mesatare, dhe përgjatë lumit Vardar, erëra të forta nga veriu.