Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, nga foltorja e Parlamentit ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Hristijan Mickoski, duke e akuzuar për mungesë argumentesh dhe përdorim të gjuhës kërcënuese në komunikimin publik.
Snopçe theksoi se një kryeministri nuk i shkon për shtat një sjellje arrogante dhe deklarata kontradiktore, duke nënvizuar se kjo qasje dëmton seriozitetin institucional dhe besimin e qytetarëve.
Sipas tij, logjika e Mickoskit është selektive: ai kërkon përgjegjësi nga Arben Taravari dhe Aleanca për Shqiptarët për çdo rast të mundshëm që lidhet me kuadrot e tyre, ndërsa nuk merr asnjë përgjegjësi për aferat korruptive të njerëzve të emëruar nga vetë qeveria e tij.





