S’ka marrëveshje për kreun e Prokurorisë së Lartë

Këshilli në seancën e sotme, mbeti ma shumicën (mazhorancën) e nevojshme ligjore, për ndonjërin nga kandidatët.
Asnjëri nga kandidatët për kryetar të Prokurorisë së Lartë Publike (PLP)-Shkup, nuk e mori numrin e nevojshëm të votave, ndërkohë që anëtarët e Këshillit, ishin të ndarë sa i përket mbështetjes, transmeton “Lajm”, informacionin e “plusinfo.mk”.
Këshilli i Prokurorëve të Lartë Publikë në seancën e sotme të 40-të, nuk solli vendim për zgjedhjen e shefit të ri të Prokurorisë së Lartë Publike (PLP)-Shkup, për faktin se asnjëri nga pesë kandidatët e paraqitur nuk e mori numrin e votave të nevojshme.
Në seancë, Këshilli i shqyrtoi kandidaturat e Fatime Fetait, Artan Ajros, Vlladimir Milloshevskit dhe Jasmina Kostovska-Zdravevska, kurse kandidati i pestë Aleksandar Markovski tanimë është zgjedhur për prokuror publik.