Erdogan: Sistemi ndërkombëtar po përjeton një krizë legjitimiteti!

Cumhurbaşkanı Recep Tayyip Erdoğan, Cumhurbaşkanlığı Külliyesi'nde, 110. Dönem Kaymakamlar Kurası Töreni'ne katılarak bir konuşma yaptı. ( TCCB / Mustafa Kamacı - Anadolu Ajansı )

Presidenti i Turqisë, Rejep Taip Erdogan e ka konsideruar jetike vendosjen e paqes në rajonin e Lindjes së Mesme, në një kohë kur sipas tij rendi ndërkombëtar po përjeton një krizë legjitimiteti.

‘Sistemi ndërkombëtar i krijuar nga fituesit pas Luftës së Dytë Botërore po përjeton një krizë të madhe legjitimiteti në pothuajse çdo fushë’, u shpreh udhëheqësi turk.

‘T’i japësh fund tragjedive dhe të rivendosësh paqen, qetësinë dhe stabilitetin, veçanërisht në rajonin tonë dhe në të gjithë botën, është më e rëndësishme se kurrë’, theksoi Erdogan, ndërsa tensionet në Lindjen e Mesme rriten si pasojë e sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael që nisën më 28 shkurt ndaj Iranit.

Sipas presidentit Erdogan, Turqia do të vazhdojë me vendosmëri qëndrimin e saj parimor, ‘e vendosur dhe e orientuar drejt paqes, e cila vendos vlerat humanitare dhe drejtësinë në qendër të saj’.CNN Turk.

© SYRI.net