Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekje ish të dashurën

Një 26 vjeçar nga Kosova u arrestua nga policia zvicerane të marten mbrëma.

Dyshohet se ai e kishte kërcënuar me vdekje përmes mesazheve ish të dashurën e tij.

Siç njoftojnë autoritetet, ngjarja ka ndodhur në Frauenfeld.

Sipas Policisë së kantonit të Thurgaut, kërcënimet u bënë përmes mesazheve të shkurtra telefonike, pa u bërë i ditur shkaku për këtë veprim.