Tahiri ia tregon vulën Selës në “Dialog te Lajmi”

Gazetari: Jeni kryetar i Aleancës për Shqiptarët, por tash më jeni një parti pa vulë, apo parti e cila nuk ka legalitet po themi në kuptimin juridik. Une e kam një vulë këtu po kjo vulë nuk është as e imja e as ndonjë organizate dhe ju thatë që zakonisht “vulat i kanë dhe i mbajnë ata që su takojnë”. Edhe mua nuk më takon kjo vulë, po e kam për simbolikë të emisionit për zhvillimet në Aleancën për Shqiptarët.

Ziadin Sela: Çdo respek për faktin që e din që çfarë ju takon dhe nuk ju takon. Kjo të bënë më njeri.

Gazetari: Jo, rastësisht, nuk jam në politikë. Sistemi…

Ziadin Sela: Jo, kjo vken edhe për në jetë.

Gazetari: Sigurisht…

Ziadin Sela: Është rregull që duhet të vlejë edhe ne jetë.

Gazetari: Pajtohem!

Ziadin Sela: U nuk e njoh se kush është…e di se është gjykatës maqedonas. Kaq di. Dhe… Kur bëhet fjalë për gjykatës maqedonas, dihet se cilin e kanë të preferum ata, ndërmjet të këtyre dyve që synojnë atë vulën. Qenka e kaltërt. E jona nuk është e kaltërt.

Gazetari: Nuk është vula që e ka sjellë Arben Taravari, që të ua dorëzojë juve. / Lajm tv & gazeta Lajm