U godit nga makina që drejtohej nga një fëmijë, 14-vjeçari përfundon në spital

Më datë 24.03.2026, në ora 09:45, në SPB Shkup është raportuar se në rrugën „10“ në fshatin Haraçinë të Shkupit, automjeti i udhëtarëve „Ford Focus“ me targa të Shkupit, i drejtuar nga një 13-vjeçar, ka goditur një 14-vjeçar, të dy nga fshati Haraçinë. Në aksident, 14-vjeçari ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Kompleksin e Klinikave „Nënë Tereza“ në Shkup. Këqyrja e vendit të ngjarjes është kryer nga ekipi i SPB Shkup dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.