Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami dhe zv kryetari Albi Qamili organizuan aksion për pastrimin e qytetit së bashku me administratën komunale dhe punonjësit e Ndërmarrjes Publike Komunale (NPK).
Sipas tyre ky aktivitet synon jo vetëm përmirësimin e pastërtisë në qytet, por edhe motivimin e qytetarëve për të treguar më shumë kujdes ndaj mjedisit dhe natyrës.
Kasami theksoi se vetëm përmes angazhimit të përbashkët mund të arrihet një ambient më i pastër, duke shtuar se aksioni ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe nxitjen e pjesëmarrjes aktive të qytetarëve në mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Apeluan për vazhdimin e aktiviteteve të tilla, duke i konsideruar si hap të rëndësishëm drejt krijimit të një qyteti më të pastër dhe më të jetueshëm.





