Sulmet e NATO-s kundër caqeve serbe, Begaj: Sollën lirinë në Kosovë dhe paqen në rajon

Sot në 27-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj tha se Shqipëria sot e përgjithmonë i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s.

Begaj në një postim në Facebook shkruan se sulmet ndaj regjimit shtypës të Millosheviqit sollën lirinë në Kosovë dhe paqen në rajon.

“Sot shënohet 27-vjetori i ndërhyrjes ushtarake të Aleancës së NATO-s kundër regjimit shtypës serbomadh të Millosheviqit, fushatë e cila përfundoi me sukses duke sjellë lirinë e Kosovës dhe paqen që gëzojmë sot në të gjithë rajonin.

Shqipëria, sot e përgjithmonë, i është falënderuese Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të saj të NATO-s!”, shkruan Begaj. /Telegrafi/