Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha duke cituar informacione nga shërbimi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës se Rusia po planifikon të hapë stacione kontrolli tokësor për dronë sulmi me rreze të gjatë veprimi në Bjellorusi.
Zelensky, i cili në muajt e fundit ka paralajmëruar vazhdimisht për përfshirjen më të madhe të Bjellorusisë në luftën e Rusisë kundër Ukrainës, shtoi në komentet në X se ai i kishte udhëzuar shefin e shërbimit të informonte partnerët e Kievit për këto plane.
Gjatë video-adresimit të tij të përditshëm, Zelensky tha se më herët në luftën tashmë katërvjeçare, ndihma bjelloruse për një kohë kishte intensifikuar dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse derisa Ukraina ndërmori veprime kundër saj.
“Tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se Rusia synon të vazhdojë të përdorë territorin e Bjellorusisë dhe territorin e pushtuar përkohësisht të Ukrainës për të ndërtuar stacione kontrolli tokësor për dronë me rreze të gjatë veprimi,” tha ai.
“Do të ketë përgjigje për këtë. Dhe ato do të ndihen”, shtoi Zelensky.



